Ka tejkaluar mbi 8.600 numri i rasteve ditore me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë së Izraelit ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 8.646 raste me COVID-19 ndërsa 26 persona e kanë humbur jetën nga ky virus.
Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave në vendin me rreth 9.3 milion banorë, shkoi në 6.694 ndërsa numri i rasteve u rrit në 951.225.
Numri i rasteve aktive tejkaloi 55 mijë ndërsa 559 pacientë janë në gjendje të rëndë.
Në deklaratë thuhet se numri i rasteve të zbuluara në ditën e fundit është numri më i lartë i rasteve ditore të regjistruara nga 1 shkurti e deri tani./tch