Kurti: Rritja e cilësisë në arsim është synim kryesor për Qeverinë

Kurti: Rritja e cilësisë në arsim është synim kryesor për Qeverinë

“Arsimi është burim i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e shoqëror të Kosovës, prandaj rritja e cilësisë në arsim është synim kryesor për Qeverinë”, u tha në takimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Ofrimi i mundësive të barabarta dhe gjithëpërfshirje në arsim për fëmijët nga grupet e margjinalizuara, vazhdon të ketë vëmendje të veçantë. Në këtë drejtim, MAShTI këtë vit ka ndarë 200 mijë euro grante për financimin e qendrave burimore.

Për të mundësuar fillimin e vitit të ri shkollor me prani fizike, aty u theksua domosdoshmëria e vaksinimit të mësimdhënësve dhe respektimi i masave anti-COVID-19.

Ndërkaq Kurti ritheksoi se Arsimi dhe Aftësimi Profesional në qeverisjen e tij ka trajtim prioritar, pasi siç tha, mban çelësin e progresit teknologjik dhe industrializimit si dhe shtimit të vendeve të punës.

“Prandaj, Qeveria do të angazhohet në optimizimin e kualifikimeve të ofruara nga Arsimi dhe Aftësimi Profesional, bazuar në nevojat lokale të industrisë për të plotësuar hendekun ekzistues të shkathtësive. Një shembull i kësaj domosdoshmërie na shfaqet edhe në Korporatën Energjetike të Kosovës, ku ka mungesë të inxhinierëve të energjetikës”.

“Për këtë, është bërë verifikimi i 82 kurrikulave të rishikuara me kërkesat e tregut të punës dhe me shoqatat sektoriale, në mënyrë që në vitin shkollor 2022/2023 të fillohet me zbatimin e kurrikulave të rishikuara”, thuhet mes tjerash në komunikatën e ministrisë.

Related Articles