Ja kur do të vij materiali shtesë për dokumeta personale, MPB jep detaje

Ja kur do të vij materiali shtesë për dokumeta personale, MPB jep detaje

Në fillim të muajit prill, në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) do të arrijë kontingjenti i ri me material shtesë për furnizimin me dokumente personale si letërnjoftime, pasaporta dhe patentë shofer.



Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi.

“Në fillim të javës tjetër do të arrijë kontingjenti i ri me material për furnizimin me dokumente personale”, ka thënë Fetoshi.

Ndryshe, një ditë më parë MPB po ashtu kishte bërë të ditur se situata e furnizimit me dokumente ka filluar të stabilizohet, pas pranimit të kontingjentit të ri të dokumenteve blanko.

Sipas njoftimit, Agjencia e Regjistrimit Civil do të punojë me kapacitete të plota të prodhimit.

“Me qëllim të furnizimit me pasaporta dhe patentë shoferë për ata që janë në pritje si dhe aplikimet e reja, Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil, do të punojë me kapacitete të plota të prodhimit ditor dhe angazhimin e stafit edhe jashtë orarit të rregullt të punës”, thuhet në njoftimin e MPB-së

Related Articles