Ja kur luhen ndeshjet e xhiros së 13-të dhe të 14-të në Superligë

Ja kur luhen ndeshjet e xhiros së 13-të dhe të 14-të në Superligë

Sot kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Llapi – Fushë Kosova dhe Liria – Dukagjini, dy takime që u mbyllen me barazime, shkruan Gazeta Enigma.

Gazeta Enigma sjellë orarin e plotë të ndeshjeve për xhiron e 13-të dhe 14-të në Superligë

Më 4 dhe 5 nëntor do të zhvillohet xhiroja e 13-të.

Të shtunën të do të luhet ndeshja Feronikeli – Malisheva, kurse Gjilani – Ballkani është shtyrë për më vonë.

Të dielën janë në program tri ndeshje.

Fushë Kosova – Liria dhe Dukagjini – Drita luhen nga ora 13:00. Kurse Prishtina – Llapi luhet nga ora 19:00 nën dritën e reflektorëve.

Xhiroja e 14-të luhet më 11, 12 dhe 13nëntor.

Të shtunën janë në program dy ndeshje, Malisheva – Gjilani dhe Drita – Fushë Kosova.

Të dielën po ashtu janë dy ndeshje, Llapi- Feronikeli dhe Liria – Prishtina.

Të hënën më 13 nëntor luhet ndeshja e fundit e kësaj xhiroke mes Ballkanit dhe Dukagjinit.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles