Ja kur mbyllet afati i transferimeve në Kosovë

Klubet e Superligës dhe Ligës së Parë në futboll kanë qenë aktive për t’u përgatitur sa më mirë për sezonin 2022/2023 që pritet të fillojë në fillim të gushtit.

Gazeta Enigma mëson se afati i transferimeve në Superligë do të mbyllet më 10 gusht, po ashtu edhe në Ligën e Parë do të mbyllet afati i transferimeve me këtë datë.

Kurse në Ligat e Dyta, Liga e Juniorëve dhe Liga e Kadetëve mbyllet afati kalimtar më 20 gusht.

Liga e Parë të femrat dhe te Liga U17 te femrat do të mbyllet me 25 gusht.

Kurse në Ligën e Tretë do të mbyllet afati kalimtar më 1 shtator, po ashtu edhe në Lidhjet Rajonale përkatëse.

Related Articles