Teksa numërimi i votave po vazhdon janë bërë publike rezultatet e 60% të votave deri tani, raporton Gazeta Enigma.
Sipas të dhënave të fundit, Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe bartës i listës, ka siguruar 87,051 vota.
Kandidatja Doarsa Kica Xhelili po ashtu ka marrë një përkrahje të konsiderueshme nga votuesit, duke siguruar 34,965 vota.
Hykmete Bajrami ka grumbulluar 32,863 vota, ndërsa Kujtim Shala ka siguruar 29,166 vota.
Vota kanë marrë edhe Avdullah Hoti dhe Lutfi Haziri, të cilët kanë marrë 23,995 dhe 22,719 vota. / Gazeta Enigma.