Ja sa do paguhen Joshua – Ngannou për meçin e sotëm

Ja sa do paguhen Joshua – Ngannou për meçin e sotëm

Boksieri britanik Anthony Joshua do të takohet sot me Francis Ngannou në kuadër të peshave të rënda.

Meçi do të zhvillohet në “Kingdom Arena” në Riad të Arabisë Saudite, me fillim nga ora 00:00, me (kohën tonë lokale).

Kjo luftë po mbahet sot për shkak të Çmimit të Madh të Arabisë Saudite në Formula 1 – që do të zhvillohet të shtunën në Jeddah Corniche Circuit.

Meçi i shumëpritur ka vë në pikëpyetje edhe se sa do të përfitojnë boksierët nga kjo përballje.

Zyrtarisht nuk është bërë publike se sa do të paguhen boksierët për këtë meç, por bazuar në takimin e kaluar mes Ngannoun dhe Fury, ky i fundit si fitues i kishte marr 50 milionë euro, kurse boksieri kamerunas vetëm 10 milionë.


Ka shumë gjsa që edhe ky meç të jetë i përcaktuar ashtu, pra 50 milionë euro fitues, kurse humbësi vetëm 10 milionë.

Related Articles