FC Barcelona ka arritur të fitojë Superkupën e Spanjës, pasi mposhti Real Madridin me rezultatin 1-3 në finalen e madhe.
Real Madrid, FC Barcelona, Real Betis dhe Valencia kanë luftuar për të fituar këtë trofe që, përveç krenarisë dhe prestigjit që i jep, mbart me vete edhe një çmim të mirë financiar.
Madridi dhe Barça do marrin nga 2.8 milionë euro. Betis do të marrë 750,000 – kurse Valencia që do të marrë 1.7 milionë.
Të katër skuadrat do të kenë gjithashtu 300,000 euro për të mbuluar udhëtimet dhe hotelet ku qëndruan.