Në pikat kufitare të Kosovës këto ditë po vërehet një fluks i madh i qarkullimit, shkaku i ardhjes së mërgimtarëve për t’i kaluar pushimet e verës në vendlindje.
Pritjet në këto pika shpesh shkojnë edhe në mbi një orë.
Por, sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar, këto pritje tani janë reduktuar dukshëm.
Kjo bazuar në përditësimin e fundit të bërë nga kjo qendër, pritjet nuk zgjasin mbi 5 minuta përveç se në Jarinjë ku për të hyrë në Kosovë pritjet shkojnë deri në 20 minuta. Po ashtu, kolona të automjeteve nuk ka./Gazeta Enigma/