Ja se sa banorë pritet ti ketë Kosova

Ja se sa banorë pritet ti ketë Kosova

Agjencia e Statistikave të Kosovës sot ka mbajtur një konferencë për media, ku ka treguar rreth të dhënave më të fundit nga procesi i regjistrimit.

Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati, tha se parashihet që Kosova të ketë rreth 1.6 milionë banorë.

“Të dhënat publikohen në pjesën e parë të muajit korrik, por në bazë të ditëve të fundit të mbarimit të procesit, edhe shtesa që ka qenë, pritjet janë që Kosova t’i ketë rreth 1.6 milionë banorë”, tha Kastrati.

Kastrati po ashtu bëri të ditur se janë regjistruar edhe 600 mijë qytetarë që jetojnë në diasporë, derisa shtoi se pret që numri të rritet pasi afati për regjistrimin e diasporës është shtyrë deri në gusht.

Kastrati gjithashtu bëri të ditur se një pjesë e të dhënave do të publikohen gjatë muajit korrik, ndërsa të dhënat finale do të i tregojnë pas 6 muajsh.

Kastrati njoftoi se në tërë procesin e regjistrimit të popullsisë janë përfshirë rreth 5,100 persona.

Në procesin e mëparshëm të regjistrimit të popullsisë, të mbajtur në vitin 2011, janë regjistruar rreth 1.74 milion banorë. Kjo do të thotë se popullsia në Kosovë besohet të ketë rënë për rreth tetë për qind.

Kastrati tha se tani do të punohet në përpunimim, analizimin dhe shpërndarjen e të dhënave.

Të dhënat preliminare mund të publikohen dikur gjatë pjesës së parë të muajit korrik, ndërsa të dhënat finale pritet të publikohen rreth gjashtë muaj pas datës së nisjes së regjistrimit.

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë ka nisur me 5 prill dhe ka përfunduar me 24 maj. /Gazeta Enigma

Related Articles