Jakup Krasniqi ka tri kërkesa për gjykatën

Jakup Krasniqi ka tri kërkesa për gjykatën

Në fund të fjalës së tij përpara trupit gjykues, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, iu drejtua trupit me tri lutje.

Krasniqi tha se lutja e parë është që trupi gjykues të mos lejoj keqpërdorimin e opinioneve individuale të pasluftës për kohën e luftës.

Lutja e dytë Krasniqit ishte që trupi gjykues të mos lejojë që shënimet e tij për shkrimin e librave të përdoren si dëshmi për vepra penale, siç pretendon ZPS-ja.

“Lutja e tretë për komunikatat: Unë po e lexoj atë që është thënë në vendimin për lirimin e Fatmir Limajt në Hagë”.

“Komunikatat si material propagandistik ishin rritja e respektit për UCK-në dhe autoritetit të saj me qëllim që njerëzit të besonin në të dhe të anëtarësoheshin. Paragrafi 118 në aktvendimin e TNH-së për Fatmir Limajn. E njëjta gjë thuhet edhe në aktvendimin lirues për Ramush Haradinajn”, është shprehur Krasniqi.

Tutje, Krasniqi tha se shënimet e tij për të shkruar libra janë keqpërdorur skajshmërishtë nga ana e Prokurorisë.

“Ka marrë materiale të shumta, ka marrë letrat që i kam çuar nga burgu por ato nuk janë kurrfarë dëshmie për të cilat po pretendon prokuroria në këtë aktakuzë”, është shprehur Krasniqi.

Related Articles