Tre anëtarët ndërkombëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë kanë dhënë dorëheqje nga ky organ.
Vendimi për dorëheqjen e tyre këta anëtarë e kanë bërë të ditur në mbledhjen e sotme të KShC-së, pasi që u votuan programet akademike.
Dorëheqjen e tyre e kanë ofruar nënkryetarja e KShC-së, Cassie Bernhardt dhe dy anëtarët: Werner Stueber dhe Alison Felce.
“Unë jap dorëheqje dhe ky është takimi im i fundit në këtë mbledhje. Para dy javësh kam dhënë arsyetimet”, tha Stueber para këtij bordi.
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC), është organ politikbërës dhe vendimmarrës i AKA-së, i cili përbëhet nga nëntë anëtarë, tre prej të cilëve janë ndërkombëtarë.