Serbët janë duke u vendosur në këtë tendë afër kamionëve ku janë duke qëndruar nga ora 8 e mengjesit, shkruan Gazeta Enigma.
Qysh në orët e para të mëngjesit të së hënës dhjetëra serbë janë grumbulluar afër pikalimit kufitar në Jarinje.
Ata kanë ndaluar kamionat e tyre, derisa Policia po vazhdon ta vëzhgoj situatën nga afër.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga sot të vendoset reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve.
Dokumenti është nënshkruar sot, nga Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Në vendimin të cilin e ka bërë publik vetë ministri Sveçla thuhet se “obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës”
Tutje në vendim thuhet se vlefshmëria e këtyre targave të përkohshme është 60 ditë.