Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj vazhdimisht ka paraqitur kërkesë për një takim me kryeministrin Kurti dhe ministren Nagavci, por që deri tani nuk ka ndonjë sinjal nga asnjëra palë.
Jasharaj thekson se qasja e Kurtit ndaj sindikatave e sidomos SBASHK-ut është shumë e keqe dhe e gabuar.
Sipas tij, Kurti dhe ministri Murati në bazë të sjelljeve karshi sindikatave duket sikur duan të zhdukin ekzistencën e tyre dhe të mos ankohet askush për asgjë sa i përket sektorit publik dhe privat.
Kryetari i SBASHK-ut thotë se që nga koha kur është mabjtur greva nuk kemi pasur takim me kryeministrin Kurti, e as me ministren Nagavci, edhe pse vazhdimisht kemi dërguar kërkesë për t’u mbajtur një takim për t’i diskutuar problemet që ne si sindikatë jemi duke provuar që t’i rregullojmë.
“Takimi i fundit me kryeministrin Kurti ka qenë në kohën kur janë mbajtur grevat, ne kemi pritur se kryeministri do të mbaj takime me kryetarin e BSPK-së z.Hykolli, kurse ne si sindikatë kemi dashur të kemi një takim me ministren e Arsimit, zonjën Nagavci, por asnjëra as tjerta nuk ka ndodhur lidhur me SBASHK-un, që nga koha e grevës nuk kemi pasur takime përkundër faktit që vazhdimisht u kemi dërguar kërkesa për takim, madje unë javën e kaluar e kam përsëritur kërkesën dhe kam shpresuar se do të kemi takime me Nagavcin, për t’i debatuar të gjitha kërkesat e SBASHK-ut”, tha Jasharaj për “Gazetën Enigma”.
Jasharaj potencon se ky injorim i kryeministrit ndaj sindikatave rrjedh si pasojë e mos nënshtrimit ndaj tij, sepse sulmet që vazhdimisht i janë bërë sindikatave kanë qenë me qëllim për t’i shuar ato.
Kryetari SBASHK-ut potencoi se sulmet ndaj sindikatave kanë qenë tendencioze vetëm që të dorëzohen ato.
“Kjo pritje e jona sidomos pas protestës së një majit ku ne i kemi publikuar kërkesat tona që janë legjitime dhe nuk janë kërkesat vetëm të SBASHK—ut por edhe të sindikatave të tjera mirëpo, në kuadër të protestës e as pas saj nuk kemi pasur asnjë sinjal as një takim dhe momentalisht jemi duke u këshilluar me anëtarësinë e sindikatës se a do të kemi ndonjë veprim tjetër, edhe pse greva e një majit u realizua mjaft mirë por që nuk ndodhi asnjë lëvizje nga shteti. Qeveria Kurti vazhdon të ketë qasje të gabuar në dialog me SBASHK-un dhe ka një qasje shumë të keqe ndaj sindikatave, madje Qeveria e tij dhe Kurti ka pasur përpjekje për t’i shuar në tërësi sindikatat në Kosovë. Kurti ka pritur që sindikatat të dorëzohen, dhe Kurti ka shpresuar se me sulmet që po i bëhen sindikatave ato të lodhen dhe të dorëzohen, madje me ekosova që ishte zbulim i ministrit Murati, është pritur që anëtarësia jonë nuk dotë aplikojë në eKosova dhe Murati pastaj të thotë që nuk është arritur përqindja e duhur e anëtarësisë dhe t’i shpallte sindikatat të shuara”, vazhdoi Jasharaj për “Gazetën Enigma”.
Sipas tij, kryeministri Kurti, ministri Murati dhe ministrja Nagavci kanë mllef ndaj SBASHK-ut.
Jasharaj thekson se kryeministri dhe ministri i Financave kanë qasje armiqësore ndaj sindikatave.
“Unë jam i bindur që Kurti, Murati dhe zonja Nagavci mllefin e kanë të drejtuar drejt SBASHK-ut sepse është sindikata më e madhe dhe më e organizuar dhe di të bëjë veprime sindikale, mbase Kurti ka pritur që sindikatat t’i duartrokasin cdo fjalimi të tij, kështuq ë kur e ka parë që sindikatat dinë edhe të kundërshtojnë, sikur në vitin 2022 që e kemi mbajtur protestën me më shumë se 18 mijë pjesmarrës, duke e parë që kjo sindikatë ka qëndruar në grevë pamarrë parasyshë sharjeve, sulmeve që i ka marrë, mbase kjo ka bërë që Kurti ta shtojë mllefin ndaj sindikatave dhe të shtoj përpjekjet për t’i zhdukur ato, qasaj e tij është tepër e gabuar, Kurti dhe Murati duket se kanë qasje armiqësore ndaj sindikatave”, u shpreh Jasharaj për “Gazetën Enigma”.
Ndër të tjera, kryetari i SBASHK-ut, tha se edhe nëse do të kemi ndonjë veprim sindikal, nuk do të jetë grevë e gjatë sikurse më herët, për shkak se po dëmtohen nxënësit.
Por që sipas tij, pritet të ndodh gjithçka në rast se Kurti vazhdon t’i ikë dialogut me SBASHK-un.
“Tash e tutje edhe nëse do të ketë ndonjë lloj greva më të gjata, nuk do të kemi për këtë vit shkollor pasi që ky vit shkollor filloi mjaft keq sa i përket vendimit të ministres Nagavci që librat shkollor t’i blejnë vetë librat. Kjo ka ndikuar mjaft shumë në dëmtim të vitit shkollor. Por kam frikë se kjo qasje e gabuar, kjo ikje nga dialogu e Kurtit dhe ministrave mund të na sjellë përsëritje historinë e vitit 2022”. përfundoi Jasharaj për Enigmën./GAZETAENIGMA/