Jashari flet me Ulutashin për sfidat dhe operacionet e FSK-së

Jashari flet me Ulutashin për sfidat dhe operacionet e FSK-së

Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant, Bashkim Jashari ka pritur në takim mirëseardhës  komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash.

Gjatë takimit ata diskutuan për zhvillimet e fundit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke përfshirë trajnimet, stërvitjet, sfidat, operacionet dhe aktivitetet e tjera të saj.

“Fillimisht Gjeneral Jashari shprehu mirëseardhje Gjeneral Major ULUTAŞ dhe e uroi për detyrën komandantit të KFOR-it, duke i dëshiruar sukses në këtë detyrë të rëndësishme. Gjatë takimit ata diskutuan për zhvillimet e fundit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke përfshirë trajnimet, stërvitjet, sfidat, operacionet dhe aktivitetet e tjera të saj”.

“Poashtu, u fol edhe për situatën aktuale të sigurisë vendore dhe rajonale, si dhe për sfidat e përbashkëta me të cilat përballen. Në takim u diskutua gjithashtu edhe për bashkëpunimin e deritanishëm në mes të FSK-së dhe KFOR-it, si dhe u theksua rëndësia e thellimit të këtij bashkëpunimi, i cili do të kontribuojë në forcimin e paqes dhe sigurisë si në Kosovë, ashtu edhe në rajon”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Related Articles