Java e 32-të në Superligë sjellë ndeshje të zjarrta, këta gjyqtarë do t’i gjykojnë ndeshjet kryesore

Java e 32-të në Superligë sjellë ndeshje të zjarrta, këta gjyqtarë do t’i gjykojnë ndeshjet kryesore

Java e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet në mesjavë.

Kjo xhiro do të sjellë ndeshje mjaftë interesante ku vëmendja kryesore pritet të jetë në Suharekë, raporton Gazeta Enigma.

Në Suharekë ditën e enjte do të përballen mes vete skuadra e Ballkanit dhe Prishtinës. Gjyqtarit Visar Kastrati i është besuar ndarja e drejtësisë në këtë përballlje me asistentët Fatlum Berisha dhe Besnik Morina, kurse në VAR do të jetë Dardan Caka.

Nxehtë pritet të jetë edhe në Podujevë të enjtën ku skuadra e Llapit do t’i bëjë konak Dritës.

Të mërkurën spikat ndeshja mes Gjilanit dhe Dukagjinit. Këtë ballafaqim do ta gjykoj Alban Shala me asistentët Drilon Rexhepi dhe Altin Zhegrova, në VAR do të jetë Ilir Mehmeti.

Më poshtë i gjeni delegimet e plota: /Gazeta Enigma/

Related Articles