Jep dorëheqje asamblisti më i votuar në LDK, thotë se nuk është i kënaqur nga mos reflektimi i Abdixhikut

Jep dorëheqje asamblisti më i votuar në LDK, thotë se nuk është i kënaqur nga mos reflektimi i Abdixhikut

Në degën e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Obiliq ka përçarje, raporton Gazeta Enigma.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në Facebook nga asambleisti i LDK-së në Obiliq, Fatos Kurshumlija, i cili ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga çdo funksion.

Kurshumlija tha se nuk është i kënaqur nga mos reflektimi i kryetarit, Lumir Abdixhiku për hapsirën e të rinjve dhe reformimin e degës.

“Duke ju falenderuar secilit për mbështetjen e parezervë që keni ofruar për mua, në rrugëtimet e deritanishme politike, do të jem gjithmonë mirënjohës për vlerësimin tuaj. Ndërsa, kolegëve të mi, të cilët janë brenda LDK-së iu uroj shëndet dhe suksese në rrugëtimin e tyre”, ka shkruar ai.

Related Articles