Jep dorëheqje drejtoresha serbe e hetimit në Leposaviq

Jep dorëheqje drejtoresha serbe e hetimit në Leposaviq

Kryetari i komunës së Leposaviqit nga sot duket se ka mbetur pa një drejtoreshë komunale, e cila vjen nga komuniteti serb.

Andjela Simic, të cilën Hetemi e emëroi në kabinetin e tij, siç mësojnë burime nga T7, ka dorëzuar dorëheqjen gjatë ditës tek kryetari i Leposaviqit, i cili për javë të tëra po qëndron brenda objektit komunal.

Arsyet e dorëheqjes s’janë kuptuar ende, e në lidhje me këtë veprim nuk ka pasur informacione as nga drejtuesit e komunës së Leposaviqit.

T7 po ashtu merr vesh përmes të njëjtave burime se nga dita e hënë po priten po ashtu edhe dorëheqje të tjera të zyrtarëve policorë në Veri që i takojnë komunitetit serb dhe së fundi u rreshtuan në Policinë e Kosovës.

Related Articles