Pas publikimit nga “Betimi për Drejtësi” të hulumtimit për “Mashtrimet në emër të avokatëve”, ka dhënë dorëheqje drejtori Ekzekutiv i Odës së Avokatëve, Besim Curri.
Lajmin për dorëheqjen e tij e ka bërë të ditur Oda e Avokatëve nëpërmjet një komunikate për media, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“”Oda e Avokatëve të Kosovës, pas publikimit të emisionit “Betimi për Drejtësi” të shtunën me datë 11.03.2023 në KTV, njofton të gjithë avokatët dhe publikun e gjerë si dhe bënë me dije se: Bazuar në pretendimet e dhëna në këtë emision, sot në mëngjes Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi me tu paraqitur në zyrat e OAK-së, ka ftuar në takim Drejtorin Ekzekutiv, nga i cili ka kuptuar se i njëjti ka ofruar dorëheqjen e tij”, thuhet në njoftimin e OAK-ut.
Tutje, në njoftim thuhet se Oda e Avokatëve të Kosovës, siguron të gjithë anëtarësinë e saj dhe opinionin e gjerë se do të jetë në shërbim të të gjithëve pa dallim, gjithmonë duke respektuar ligjet në fuqi, dhe do të mbështes profesionit e avokatit në kuadër të misionit të saj, kushtetues dhe ligjor.
Më poshtë mund ta ndiqni emisionin e plotë të “Betimi për Drejtësi” për “Mashtrimet në emër të avokatëve”