S’kanë të ndalur problemet për FC Prishtinën, pas Munishit largohet edhe kryetari i klubit?

S’kanë të ndalur problemet për FC Prishtinën, pas Munishit largohet edhe kryetari i klubit?

Nuk kanë të ndalur problemet tek skuadra e Prishtinës në futboll.

Klubi më i suksseshëm kosovar, FC Prishtina po kalon në një krizë të rezultateve dhe para pak minutash informuan se kanë shkarkuar trajnerin Ismet Munishi.

Munishi i cili kishte 8 fitore, 8 barazime dhe 9 humbje me klubin nuk ka përmbushur objektivat dhe është shkarkuar nga ekipi kosovar.

Megjithatë, problemet nuk ndalen këtu.  GazetaBlic Sport mëson jo zyrtarisht se presidenti i klubit, Hakif Gashi është larguar nga FC Prishtina para pak ditësh.

Sipas informacioneve, Gashi nuk është më pjesë e klubit dhe tashmë ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit.

Gashi ishte emëruar kryetar i klubit në gusht të vitit 2022, teksa aventura e tij zgjati rreh 8 muaj në këtë pozitë, derisa ai kumtoi lajmin për largim.

Kujtojmë se FC Prishtina është në vendin e katërt në renditje tabelare me 42 pikë të grumbulluara.

Related Articles