Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan, Rexhep Kadriu, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij në politikë, duke theksuar se arsyeja është krejtësisht personale, raporton Gazeta Enigma.
Kadriu ka thënë se në njërin nga takimet me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar këtij të fundit që t’a lirojë nga detyra e kryetarit të kësaj partie, në Gjilan.
Ndryshe, Kadriu këtë vendim e ka marr pasi ai dëshiron që kohën të ia kushtojë familjes së tij, duke falenderuar të gjithë qytetarët për mbështetjen.
“Ndihem krenar me rrugëtimin tim në politikë, edhe më krenar që po dal faqebardhë nga politika. Gjatë këtyre viteve në politikë, kam kryer me nderë detyra e funksione të ndryshme, jam munduar që të jap maksimumin tim për të mirën e qytetarëve të Kosovës në përgjithësi, dhe atyre të Gjilanit veçmas. Kjo nuk ka qenë e lehtë për mua, sikurse për asnjë politikanë që mbi supe bartë përgjegjësi publike”, ka shkruar Kadriu.
/Gazeta Enigma/.