‘Jo në emrin tim’ kërkesë deputetëve: Thirrni seancë të jashtëzakonshme, votojeni ligjin

‘Jo në emrin tim’ kërkesë deputetëve: Thirrni seancë të jashtëzakonshme, votojeni ligjin

‘Jo në emrin tim’, ka reaguar pas aksionit që e kanë zhvilluar te Kuvendi, duke thënë se pas 18 ditësh protestë, kërkesa e tyre tash i drejtohet deputetëve.

Në postim thuhet edhe se, Ligji për Specialen duhet të shqyrtohet në Kuvend, duke u bërë thirrje deputetëve që të kërkojnë seancë të jashtëzakonshme  në mënyrë që propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të dalë në shqyrtim dhe votim.

Postimi:

Sot, aksioni ynë u zhvendos para Kuvendit të Kosovës.

Pas 18 ditësh protestë, kërkesa jonë tash i drejtohet Kuvendit dhe deputetëve.

Ligji duhet të shqyrtohet në Kuvend.

U bëjmë thirrje deputetëve që mbështesin ndryshimet të kërkojnë seancë të jashtëzakonshme, në mënyrë që propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të dalë në shqyrtim dhe votim.

Bashkë me ne janë fëmijë të dëshmorëve dhe të rinj nga e gjithë Kosova.

Para Kuvendit vendosëm edhe banerin me qëndrimet e deputetëve ndaj projektligjit.

Rregullorja e Kuvendit përcakton se një seancë e jashtëzakonshme mund të kërkohet nga 1/3 e deputetëve.

THIRRENI SEANCËN.

VOTOJENI LIGJIN.

Related Articles