Julien Alfred fiton garën në vrapim 100 metra për gra, medalja e parë olimpike për Shën Lucia

Julien Alfred fiton garën në vrapim 100 metra për gra, medalja e parë olimpike për Shën Lucia

Atletja Julien Alfred ka fituar garën në 100 metra vrapim për gra në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, duke ia siguruar vendit të saj Shën Lucias medaljen e parë olimpike.

Alfred tronditi botën teksa mundi me lehtësi të preferuaren amerikane Sha’Carri Richardson.

Ajo kaloi shtegun për 10.72 sekonda, kohë që e bëri atë gruan e tetë më të shpejtë në histori.

Shumë pas saj ishte Richardson, e cila kaloi shtegun për 10.87 sekonda, ndërsa një tjetër amerikane, Melissa Jefferson, mori bronzin me 10.92 sekonda.  /Gazeta Enigma

Related Articles