Juventusi e ka fituar derbin e Grupit H, duke e mundur 1-0 Chelsean në Allianz Stadium.
Zonja e Vjetër ka treguar dhëmbët në Ligën e Kampionëve.
Juve e Max Allegrit ka arritur ta mposhtë kampionin aktual, Chelsean me rezultatin minimal 1-0, në sfidën e dytë të Grupit H në Champions League.
Golin e vetëm e shënoi Chiesa me të nisur pjesa e dytë, në minutën e 46-të, për rezultatin 1-0.
Si vendasit, ashtu edhe mysafirët krijuan dhe tentuan përgjatë 90 minutave, por gjithçka u mbyll me atë gol të Chiesas.
Juve tash prin në grup me gjashtë pikë, Chelsea dhe Zeniti kanë nga tri pikë, derisa Malmo zero.