Juventus – Inter, formacionet e mundshme

Juventus – Inter, formacionet e mundshme

Një super ndeshje zhvillohet sonte në Kupën e Italisë.

Gjysmëfinalja e parë mes Juventusit dhe Interit luhet sonte me fillim nga ora 21:00.

Bardhezinjtë vijnë në këtë përballje të karikuar si rrallëherë: në 9 ndeshjet e fundit kanë regjistruar 8 fitore dhe vetëm një humbje, janë 5 sukseset radhazi ndërkohë që në dy të fundit, mundën pikërisht Interin në kampionat me golin e firmosur nga Kostic, ndërsa më pas mposhtën edhe Veronën.

Nga ana tjetër, Simone Inzaghi prezantohet në “Allianz Stadium” në mënyrën më të keqe të mundshme, Interi vjen në këtë sfidë pas 3 disfatave radhazi në kampionat, teksa ka shijuar vetëm një herë suksesin në 5 ndeshjet e fundit, në fitoren 2-0 ndaj Lecces.

Këto pritet të jenë formacionet e dy skuadrave:

Juventus: Szczesny; Danilo, Bremer, Gatti; De Sciglio, Miretti, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria; Vlahovic

Inter: Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Mkhitaryan, Gosens; Martinez, Dzeko

Related Articles