Juventusi e dënon përjetë tifozin racist

Juventusi e dënon përjetë tifozin racist

Shumë media në Itali të premten kanë shkruar se Juventusi ka identifikuar dy tifozë që ofenduan Romelu Lukakun në baza racore të martën mbrëma.

Njëri nga ta ishte i rritur, i cili ka marrë dënim përjetë në “Allianz Stadium”, kurse tjetri i mitur.

Sektori i tifozëve “Curva Sud” të Juventusit është dënuar me një ndeshje për shkak të fyerjeve racore ndaj Lukakut, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë ndaj Interit, në Torino.

Juventusi dhe Interi barazuan të martën mbrëma në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës me rezultatin 1:1.

Related Articles