Juventusi ka shfaqur interesim për mbrojtësin e Shqipërisë, që luan te Lokomotiva e Moskës, Mario Mitaj, ka shkruar të mërkurën mediumi italian “Tuttosport”.
“Bianconerët” janë përforcuar me Douglas Luizin nga Aston Villa, ndërsa kanë arritur marrëveshje edhe me Khephren Thuramin e Michele Di Gregorion.
Por, “zonja e vjetër” po synon përforcimin e mbrojtjes në krahun e majtë, ndërsa Mitaj shihet si ideali për atë pozitë.
Mitaj pati paraqitje shumë të mira me “kuqezinjtë” në Evropianin 2024 në Gjermani.
Por, Shqipëria nuk arriti ta kalojë fazën e grupeve. Shqipëria përfundoi e fundit në Grupin B, prapa Spanjës, Italisë dhe Kroacisë.
Mediumi italian ka shkruar se Juventusi për 20-vjeçarin Mitaj, pritet t’i shpenzojë 12 milionë euro.