Ante Rebic e ka shpëtuar Milanin nga humbja kundër Juventusit dhe nga disfata e parë këtë sezon, duke ua mohuar njëkohësisht bardhezinjve fitoren e parë në ligë këtë sezon.
Alvaro Morata e kishte kaluar Juventusin në epërsi herët në pjesën e parë në Allianz Stadium, por Rebic e pati fjalën e fundit duke e barazuar rezultatin në fund të pjesës së dytë të dielën.
Milani tani ndan kreun e Serie A me Interit me nga 10 pikë secili pas katër ndeshjeve, ndërkohë që Juventusi mbledh vetëm dy pikë në vendin e 18-të.
Skuadra e Massimiliano Allegrit është pa fitore në katër ndeshjet e para, dy barazime dhe dy humbje.