Juventusi sonte e pret Lazion në kuadër të gjysmëfinales në Kupën e Italisë

Juventusi sonte e pret Lazion në kuadër të gjysmëfinales në Kupën e Italisë

Juventus dhe Lazio përballen sonte në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante, me Lazion që e mposhti Juventusin në Serie A, fundjavën e kaluar.

Ishte një gol i realizuar në minutat shtesë që i dha fitoren Lazios, por natyrisht sonte pritet të jetë një ndeshje shumë më e luftuar, duke pasur parasysh edhe rëndësinë e ndeshjes.

Takimi fillon në ora 21:00, me të dy skuadrat që pritet të zbresin në fushë me këto përbërje:

Juventus (3-5-2): Perin; Gatti, Bremer, Danilo; Cambiaso, McKennie, Locatelli, Rabiot, Kostic; Vlahovic, Chiesa.

Lazio (3-4-2-1): Mandas; Gila, Romagnoli, Casale; Marusic, Guendouzi, Vecino, Zaccagni; Felipe Anderson, Luis Alberto, Immobile.

Related Articles