Rapid Viena interesohet për futbollistin e Llapit

Rapid Viena interesohet për futbollistin e Llapit

Skuadra e Llapit po zhvillon një sezon pothuajse perfekt këtë stinor në Superligën e Kosovës në futboll. Aktualisht, ekipi i Batatinës ndodhet në vendin e parë në renditjen tabelare, me një pikë më shumë se Ballkani, teksa kanë mbetur edhe 9 xhiro deri në fund.



Si në çdo sezon, ashtu edhe sivjet, Batatina i ka besuar shumë futbollistëve të rinj dhe kjo normalisht se po i sjell fryte.

Një nga talentët që po shkëlqen sivjet tek Llapi është 19 vjeçari, Diar Vokrri. Falë paraqitjeve të mira tek Llapi, Vokrri ka marrë oferta edhe nga ekipe evropiane. Njëra nga ekipet e interesuara për futbollistin e Llapit, Diar Vokrri është Rapid Vienna nga Austria.

Mentor Zhdrella, drejtori sportiv i Llapit ka konfirmuar për mediumin tonë se dy skuadra evropiane (përfshirë Rapid Vienna) janë interesuar për talentin e tyre.

Related Articles