Një 24 vjeçar është arrestuar në fshatin Begracë të Kaçanikut pasi ka ushtruar dhunë fizikë ndaj gruas së tij 23 vjeçare, raporton Gazeta Enigma.
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjentë të Ferizajt.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pasi është intervistuar nga policët hetues të dhunës në familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore”, njofton policia.