Deputetja e betuar e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bllokuar institucionet e Kosovës.
Ajo thotë se Gjykata Kushtetuese duhet të marrë një vendim tjetër, nëse deri më 26 korrik nuk do të konstituohet parlamenti
Sipas saj, Kurtit duhet t’i hiqet e drejta për kandidim, nëse institucioni legjislativ nuk arrinë të funskionalizohet deri në afatin e dhënë nga Kushtetuesja.
“Kësaj sage duhet t’i jepet fund me një vendim tjetër, ku pas një muaji, këtij deputeti i merret e drejta e kandidimit nëse deri më datë 26 korrik nuk e konstituon Kuvendin”, tha Kadrijaj.