Kadrijaj për Qeverinë Kurti: Erdhi në pushtet me shumë premtime, s’e mbajti asnjë

Kadrijaj për Qeverinë Kurti: Erdhi në pushtet me shumë premtime, s’e mbajti asnjë

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka folur edhe njëherë tjetër për Qeverinë Kurti.

Ajo tha se, kjo qeveri erdhi me premtime të mëdha, por që sipas saj nuk mbajti asnjërin.

Kadrijaj tha se kjo udhëheqësi ka sjell sanksione, prishje të marrëdhënieve me partnerët kyç të Kosovës, e ka pranuar edhe Zajednicën.

“Sot është mbledhja e Kryesisë, ndoshta e fundit për këtë mandat, ku u trajtua vetëm një çështje, dhe ajo është mbajtja e një seance solemne me Kuvendin e Shqipërisë. Por çka është shqetësuese, është se kjo qeveri ka ardhur në pushtet me premtime të mëdha, por në fakt nuk ka mbajtur asgjë, një prej tyre është sulmi që po u bëhet mediave, sulmi ndaj gjykatave, dhe në fund duhet me thënë se askush s’është mbi ligjin”.

“Çka ka prodhuar kjo Qeveri? Ne jemi të sanksionuar, i kemi raportet e prishura me të gjithë aleatët tanë, po shkojmë për të diskutuar dhe debatuar për të mos arritur asgjë, bile-bile nuk jemi anëtarësuar as në Këshillin e Evropës, ka pranuar Zajednicën”, tha deputetja. /Gazeta Enigma

Related Articles