Opinionisti Vehbi Kajtazi thotë se kryeministri Albin Kurti nuk është kurrkushi që të ndërmarrë veprime që bien në kundërshtim me presidentin amerikan Donald Trump.
Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Kajtazi shprehet se sot në Amerikë diskutohet për zhvendosje të banorëve nga Gaza, ndërsa Kurti në mbledhje të qeverisë merr vendime komplet në kundërshtim me administratën Trump.
“Atje diskutohej për zhvendosje të dy milionë banorëve dhe qeveria jonë ndan para për Gazën dhe po ashtu propozon e thotë se dy shtete me një kryeqytet. Pra, i mbeti Albin Kurtit ta zgjidhë këtë problem, se si të rregullohet Lindja e Mesme, ndërkohë vet i ke punët llugë. Kjo për mua thotë se ky njeri ka qëllime tjera, ky njeri veprimet që po i ndërmerr janë në kundërshtim me parimet që tashmë po i ndjek administrata Trump”.
“Jo gjithmonë mund të them që Kurti e ka gabim, por nuk je kurrkushi ti me ndërmarrë veprime që bien në kundërshtim me Donald Trumpin”, u shpreh Kajtazi.