Kalifornia më e goditur nga pandemia, shkon në mbi 745 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA

Kalifornia më e goditur nga pandemia, shkon në mbi 745 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA

Numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA ka arritur në 745, 837.

Aktualisht më i goditur nga pandemia është Kalifornia me mbi 4, 91 milionë raste dhe rreth 72 mijë viktima.

Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti i Johns Hopkins gjatë 24 orëve në SHBA janë regjistruar 167 viktima dhe 17, 461 raste të reja. Ndërsa numri i rasteve me koronavirus në SHBA ka arritur në mbi 45, 9 milionë.

Ndërkohë deri më tani në SHBA mbi 221, 5 milionë qytetarë kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID, ndërsa mbi 192,4 milionë kanë marrë dy doza dhe mbi 18, 6 persona janë vaksinuar me 3 doza kundër COVID. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles