Bedri Hamza jep dorëheqje nga posti i nënkryetarit dhe deputetit

Bedri Hamza jep dorëheqje nga posti i nënkryetarit dhe deputetit

Kryetari i zgjedhur i Mitrovicës, Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje prej postit të nënkryetarit të Kuvendit dhe deputetit.

Ai ka thënë se po pret që të krijohen rrethanat ligjore për të pranuar detyrën si kryetar i Mitrovicës.

“Tanimë e kam njoftuar kryetarin e Kuvendit se kam dhënë dorëheqje prej postit të deputetit dhe nënkryetarit të Kuvendit dhe tash pres që të krijohen kushtet juridike që me mujt me pranu detyrën. Duhet krijuar rrethanat ligjore që me u themelu asambleja dhe me vazhdu punën”, ka thënë Hamza.

Kujtojmë se Bedri Hamza në zgjedhjet e 17 tetorit ka arritur t’i fitoj zgjedhjet pa balotazh.Hamza u rendit i pari më 53% të votave duke e mundur bindshëm kryetarin e deritashëm të Mitrovicës, kandidatin e Vetëvendosjes, Agim Bahtirin. /Gazeta “Enigma“/

Related Articles