Kalimi në treg të lirë, Rafuna: Do rriten çmimet e produkteve dhe do zvogëlohet prodhimi

Kalimi në treg të lirë, Rafuna: Do rriten çmimet e produkteve dhe do zvogëlohet prodhimi

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna është deklaruar pas nisjes së protestës së biznesve.

Ai ka deklaruar se nuk mund të dalin në treg të lirë të energjisë elektrike, pa pasur një periudhë tranzicioni.

“Së bashku kemi organizuar këtë protestë për të kundërshtuar vendimin për daljen në treg të lirë, pasi ZRRE dhe institucionet e tjera nuk kanë bërë përgatitjet për këtë”, tha ai.

Rafuna pohoi se nëse zbatohet ky proces pa përgatitje, do të rriten çmimet e produkteve dhe shërbimeve, dhe do të zvogëlohet prodhimi.

“Jemi të detyruar të dalim në protestë. Ne kemi kërkuar që tregu dhe biznesi të kenë një vit kohë për përgatitje. Çdo shtet që ka kaluar në treg të lirë ka pasur një periudhë tranzicioni. Nuk mund të na detyrojnë me forcë të hyjmë në treg të lirë pa përgatitje të duhur”, theksoi ai.

Related Articles