Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka deklaruar se kanë filluar procesin e heqjes së masave ndaj Kosovës.
Ajo ka theksuar se nuk ekziston një rrugë e shkurtër për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Gjatë një konference për media të mbajtur gjatë vizitës së saj, Kallas ka theksuar se Kosova i përket familjes evropiane.
“Kosova i përket familjes evropiane. Por s’ka rrugë të shkurtër për anëtarësim. Progresi mund të arrihet vetëm përmes reformave të qëndrueshme”, është shprehur ajo./GazetaEnigma/