Shaip Kamberi thotë se ende ka mbetur dhe 1% e votave që mund të ndryshojnë situatën dhe shqiptarët të mund të marrin një mandat në parlamentin serb.
Në një intervistë për Euronews Albania ka thënë se duhen edhe 300 vota për të fituar një ulëse.
“Akoma nuk është përfundimtare meqenëse kanë mbetur edhe 1 për qind e votave për tu numëruar në nivel të Serbisë. Kemi dy vendvotime në Bujanoc të cilat sot i kemi kontestuar për shkak të parregullsive të cilat janë hetuar. Lista jonë për 300 vota nuk arrin të fitojë mandatin pra në këtë moment dhe nëse arrijmë t’i anulojmë zgjedhjet në dy vendvotime atëherë ekziston një shpresë që me një mobilizim më të madh do të kemi mundësi të fitojmë një mandat”, tha Kamberi.
Kryetari i koalicionit të Shqiptarëve të Bashkuar tha se ka ndikuar pasivizimi i adresave të shqiptarëve që po jep rezultat gradualisht dhe migrimi si pasojë e diskriminimit nga Serbia.
“Ne nuk kemi pasur një listë të përbashkët për shkak të konceptit politik të cilin kemi dashur ta ndjekim pas zgjedhjeve”, tha ndër të tjera Kamberi. /Gazeta Enigma.