Deputeti shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, Shaip Kamberi sot ka bërë të ditur se ia ka dorëzuar kërkesat presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kamberi në një postim në Facebook shkruan nuk është prioritet i tyre participimi në qeveri, por, integrimi në institucionet publike dhe shtetërore në nivel lokal e regjional, ndërprerja e pasivizimit, fondi zhvillimor për Luginën.
“Zbatim të marrëveshjeve për Luginën, ndryshim të ligjeve për minoritetet dhe fond për zhvillim” ishin kërkesat që, sot, në emër të Koalicionit të shqiptarëve të Luginës ia dorëzuam presidentit të Republikës së Serbisë.
Nuk është prioritet i joni participimi në qeveri, por, integrimi në institucionet publike dhe shtetërore në nivel lokal e regjional, ndërprerja e pasivizimit, fondi zhvillimor për Luginën, ndryshimi i Ligjit për flamurin ishin pikat që potencuam në takimin e sotëm.
Pjesëmarrja në qeveri, derisa nuk jemi të integruar në nivel lokal e regjional, është koncept politik që nuk është prioritet i Koalicionit të shqiptarëve të Luginës”, shkruan Kamberi.