Kamioni godet për vdekje çiklistin në Prizren

Kamioni godet për vdekje çiklistin në Prizren

Një person e ka humbur jetën pasi është goditur nga një kamion derisa ishte duke lëvizur me biçikletë.

Rasti ka ndodhur në lagjen “Kurill” të Prizrenit.

Kjo u konfirmua nga Shaqir Bytyqi, zëdhënës rajonal i policisë në Prizren. Bytyqi tha se vdekjen e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ai theksoi se me rastin po merren njësitet relevante policore.

Ndërsa, viktima është i moshës 63-vjeçare

Related Articles