Kamioni serb kapet me 107 kilogram drogë (VIDEO)

Kamioni serb kapet me 107 kilogram drogë (VIDEO)

Si të dielën, kufirin në Merdarë e kaloi disa herë tjera i pangarkuar.

Kështu kamioni me targa serbe që hyri në Kosovë, u kishte rënë në sy doganierëve, të cilët vendosën ta përcjellin.

Atë e ndaluan në hyrje të Vushtrrisë. Pasi bashkë me policinë e kontrolluan në terminalin doganorë, rezultoi se automjeti nuk ishte i zbrazët.

Të fshehura në të, ishin 101 qese të plastikës me gjithsej 107 kilogram marihuanë.

Related Articles