Ish-komandanti i luftës, Bekim Haxhiu- Kamishi, tani deputet i Kosovës ka shkruar për vdekjen e mitrovicasit, Muhamet Manxholli.
Haxhiu, bashkëluftëtarin e tij të njohur me nofkën e luftës si “Brica” e ka përshkruar si njeri punëtor dhe atdhetar.
Ndryshe, veterani i UÇK-së dhe ish frizer i njohur në Mitrovicë, Muhamet Manxholli, ka vdekur dje, ndërsa varrimi i të ndjerit është bërë sot.
Postimi i plotë nga Haxhiu:
Ndërron jetë veterani i UÇK-së, bashkëluftëtari Muhamet Manxholli – Brica.
Muhamet Manxholli ishte njeri puntor dhe atdhetar, i dashur dhe i afërt me të gjithë.
Ngushëllime miqve, shokëve e familjes!