Moska ka shkelur të gjitha rregullat ndërkombëtare kur urdhëroi përdorimin e forcës për të ndryshuar kufijtë dhe do të jetë Rusia ajo që do të paguajë pasojat më të rënda për këtë vendim, tha kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.
Nevoja për të garantuar siguri në Evropë është një prej gjërave kryesore në periudhën e pasluftës, dhe të gjithë, përfshirë edhe Rusinë u pajtuan për këtë gjë pas vitit 1990, tha Scholz.
“Ka vetëm një përgjigje për këtë gjë. E para, ne i bëjmë thirrje Rusisë që ta ndalë luftën. Së dyti, ne e kemi bërë veten aq të fortë saqë një sulm ndaj një shteti të NATO-s apo BE-së nuk mund të ndodhë, sepse ne jemi të fuqishëm mjaftueshëm që t’i përgjigjemi një sulmi të tillë”, tha Scholz. / Gazeta Enigma.