Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Skenderajt tërhiqet nga gara, e mbështet kandidaturën e Jasharit

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Skenderajt tërhiqet nga gara, e mbështet kandidaturën e Jasharit

Kandidati i nominuar nga Vetëvendosje për kryetar të Skenderajt, Hysni Mehani ka hequr dorë nga gara për kryetar të Skenderajt, raporton Gazeta Enigma.

Ai ka shkruar në Facebook se nuk do të garojë përballë Bekim Jasharit.

“Kam qenë ndër asamblistët më kritik për qeverisjen komunale në katër vitet e fundit. Çdo kritike, çdo kallëzimi penal që kam bërë në Prokurori e në Policinë për Krime Ekonomike në këto 4 vite i qëndroj mbrapa, pa asnjë mëdyshje. Sërish do veproja, e do të veproj njëjtë”, ka shkruar ai.

Të dashur qytetarë, të nderuar aktivistë, anëtarë e mbështetes të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Skënderaj dhe jo vetëm,…Posted by Hysni Mehani on Monday, August 16, 2021

Related Articles