Një person ka kanosur me jetë dy gjykatës në Podujevë, të hënën gjatë një seance gjyqësore.
Gjykatësit janë kanosur nga një person i cili ndodhet në vuajtje të dënimit.
Rasti është iniciuar si “Kanosje ndaj personit zyrtar”.
Njoftimi i plotë i policisë:
KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR/Rr. Nuhi Gashi, Podujevë 05.12.2022 – 13:00. I dyshuari mashkull kosovar (i cili gjendet në vuajtje të dënimit), gjatë seancës gjyqësore ka kanosur me jetë dy gjykatës meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit rasti është duke u hetuar.