Është arrestuar një grua në Gjakovë, pasi e njëjta dyshohet se ka kanosur bashkëshortin e saj.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka kanosur bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.