Kanosi dhe sulmoi një 34 vjeçare, arrestohet i dyshuari nga Ferizaj

Kanosi dhe sulmoi një 34 vjeçare, arrestohet i dyshuari nga Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 20:30 ka pranuar një informacion për një rast të kanosjes dhe sulmit në rrugën “Kemajl Hetemi” në Ferizaj, raporton Gazeta Enigma.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se ka kanosur dhe e ka maltretuar, viktimës femër  kosovare. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, përcjellë Gazeta Enigma.

Related Articles