Është arrestuar një burrë në Gjilan pasi dyshohet se e ka kanosur ish bashkëshorten e tij përmes telefonit.
“DHUNË NË FAMILJE & KANOSJE- Gjilan (NN) 14.05.2023 – 16:14. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përmes telefonit ka kanosur ish bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Po ashtu me urdhëresë të gjykatës është bastisur shtëpia e të dyshuarit mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, thuhet në raport të policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. / Gazeta Enigma.