Kapet me armë në brez një person në tubimin e VV-së nga Mbrojtja e Afërt e Kurtit

Kapet me armë në brez një person në tubimin e VV-së nga Mbrojtja e Afërt e Kurtit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, rreth 35 vjeç, i cili ishte duke mbajtur një armë ilegale gjatë tubimit të Vetëvendosjes në Vushtrri, raporton Gazeta Enigma.

Sipas Sinjalit, një pjesëmarrës në këtë tubim është kapur me një armë ilegale që e mbante në brez.

Burimet e tyre brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për A.Tahiri, rreth 35-vjeçar, i cili u arrestua dhe u shoqërua në stacion policor.  

Arma me fishekë janë sekuestruar nga ana e zyrtarëve policorë, ndërsa i dyshuari është intervistuar.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri 7.500 euro ose me burgim deri në 5 vjet.

Related Articles